Një viktimë dhe 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Një viktimë dhe 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë konfirmuar 14 raste të reja me virus, shkruan Gazeta Metro.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 252 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.339 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.426 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.128 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 670 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.675.
Në total numri i rasteve aktive është 350.
Më poshtë keni njoftimin nga MSH.