Një viktimë dhe 25 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Një viktimë dhe 25 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të hënën në Kosovë.

Viktima u regjistrua në Komunën e Istogut, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas tij, numri i rasteve të reja rezultoi pas testimit të 2,333 mostrave.

Shifra prej 25 i bie që një për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 106,939, ndërsa i viktimave 2,226.

Në total, 99,824 pacientë janë shëruar nga koronavirusi – 196 prej tyre në 24 orët e fundit.

Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 4,889.

LEXO EDHE:

Back to top button