Njerëzit nuk mund të mos mahniten nga pamja e saj: 71 vjeçe dhe ka pozuar me bikini
Njerëzit nuk mund të mos mahniten nga pamja e saj: 71 vjeçe dhe ka pozuar me bikini

Modelja legjendare Christie Brinkley (71) ka gëzuar ndjekësit e saj me foto të reja në të cilat mburrej me pamjen e saj rinore. Përkatësisht, Christie bëri disa selfie teksa hipi në një varkë, duke pozuar me bikini të vogla të kuqe.
Ajo ka nxjerrë në pah figurën e saj për t’u patur zili, ndërsa bikinit e kuqe “të zjarrta” ka kombinuar me një këmishë dhe kapele shumëngjyrëshe.
“Unë ndihem optimiste dhe shpresoj që edhe ju të ndiheni njësoj. Ju uroj të gjithëve ditë të ndritshme me diell”, ka shkruar ajo krahas fotove.
View this post on Instagram
Fansat, përveçse pa fjalë për shkak të figurës së saj, nuk mund ta besonin që Christie ishte 71 vjeç, për shkak të pamjes së saj rinore të fytyrës.
“Dukesh shkëlqyeshëm edhe në moshën 71-vjeçare”; “Dukesh sërish 16 vjeç”; “Ju dukeni ende mahnitëse”; “Gjithmonë më e bukura”, “Absolutisht e bukur. Buzëqeshje e bukur”, ishin disa nga komentet.
Bashkë me foton e re, Brinkley njoftoi gjithashtu se me 29 prill do të publikohet edhe libri i saj me kujtime “Uptown Girl”, titulli i të cilit është frymëzuar nga një këngë e ish-partnerit të saj Billy Joel. Christie ka thënë më parë se ajo po shkruan kujtimet për të “frymëzuar lexuesit të krijojnë jetën që duan”. Në kujtimet e saj, ajo do të shkruajë për karrierën e saj, të cilën e filloi si adoleshente.