Njeriu “plastik” shpëton plazhet nga plehrat

Njeriu “plastik” shpëton plazhet nga plehrat

Brigjet e një plazhi në Senegal janë mbushur me aq shumë mbeturina saqë pjesa më e madhe e rërës është e mbuluar, por një burrë po përpiqet të ndërgjegjësojë njerëzit për rreziqet e plastikës. Aktivisti Modou Fall, të cilit tashmë i ka mbetur pseudonimi “Njeriu plastik”, pozon gjithmonë nëpër foto në plazhin e ndotur Yarakh të Senegalit. Ish-ushtari thotë se ndotja plastike është një fatkeqësi ekologjike. Duke ecur, fijet dhe copat e plastikës i varen nga krahët dhe këmbët, ndërsa në gjoks mban të varur një shenjë që shkruan në frëngjisht: “Jo qeseve plastike!”. Aktivisti për vite me radhë ka vizituar qytete në të gjithë Afrikën Perëndimore dhe është themeluesi i një shoqate mjedisore, të quajtur “Senegali i pastër”. Projektet e tij synojnë të rritin ndërgjegjësimin përmes fushatave arsimore dhe të nxisin riciklimin e mbetjeve. Në vitin 2020, Senegali miratoi një ligj që ndalonte disa produkte plastike. Por sasia e mbeturinave plastike në plazhin Yarakh tregon se vendi nuk po e zbaton ligjin.

LEXO EDHE:

Back to top button