Njihuni me ekipin më të dobët në Britani, ka pësuar 200 gola!

Një ekip amator futbolli në Britani është kurorëzuar si më i keqi në ishull, pasi i ka humbur të gjitha ndeshjet e sezonit të shkuar (21), duke pësuar 200 gola. Cëm Albion kishte një golavarazh -191 gola sezonin e kaluar. Ata humbën një ndeshje jashtë fushe me 25-0, e ndjekur nga një disfatë në shtëpi 21-1.

Portieri Xhemi MekDonald nuk ka mbyllur kurrë një ndeshje pa pësuar në dhjetë vjet me klubin, ndërsa mesfushori Xhon Ris është 73 vjeç. Sulmuesi anësor Shejn Prior pranon se i ka “këmbët si Bambi”, ndërsa mesfushorit Pol DiMarko thuhet se i del gjak nga hunda nëse shkon shumë lart në fushë. Por pavarësisht rezultateve të tyre, lojtarët mbeten plotësisht të përkushtuar.

“Çdo javë ne vendosim zemrën në fushë. Unë jam përfshirë që kur isha 16 vjeç dhe babai im, Kolin, ka qenë pjesë e Cëm Albion për më shumë se 50 vjet. Ne jemi vërtet një familje”, tha mes tjerash trajneri Den Xhill.

LEXO EDHE:

Back to top button