Njihuni me kundështarin e Strugës, në raundin e dytë në Champions

Strugën në anën tjetër e pret një short ferri nëse arrin që të kalojë Zhalgiris, në turin tjetër do të ndeshen me kampionët e Turqisë, Gallatasarajn.
Plot 181 milionë euro është vlera e skuadrës së Gallatës, që në Turqi është një ekip historik, teksa ka fituar 23-herë titullin kampion, 18-herë Kupën e Turqisë, 16 Superkupa Turqie, 1 herë LIgwn Europa dhe 1 herë fitues i Superkupës së Europës.
Një rival i frikshëm i pret kampionët e Maqedonisë së Veriut, që natyrisht nëse kalojnë Zhalgirisin do të kenë një përballje prestigjoze.
Stadiumi i Gallatasarait ka një kapacitet prej 52.695 vendesh përfshihet në kompleksin “Ali Sami Yen”, pikërisht emrin e themeluesit të këtij klubi, djalit të Sami Frashërit.