Njihuni me personin e parë në botë që vrapoi në të gjithë gjatësinë e Afrikës
Njihuni me personin e parë në botë që vrapoi në të gjithë gjatësinë e Afrikës

Një anglez u bë personi i parë në botë që vrapoi në të gjithë gjatësinë e Afrikës, pasi kaloi vijën e finishit në Tunizi. Ras Kuk, nga qyteti Uorthing, kaloi 352 ditë duke u përballur me sfidën e madhe, e cila e ka parë atë të kapërcejë më shumë se 16 000 kilometra, të bëjë mbi 19 milionë hapa dhe të kalojë nëpër 16 vende duke mbledhur para për bamirësi. Kuk u nis nga pika më jugore e Afrikës së Jugut më 22 prill 2023, duke u përballur me komplikime të vizave, frikë shëndetësore dhe një grabitje të armatosur në përpjekjen e tij për t’u bërë personi i parë që do të vrapojë gjatë gjithë kontinentit. Gjatë gjithë sipërmarrjes, të quajtur ”Projekt Afrika”, Kuk ka mbledhur më shumë se 758 000 dollarë për dy organizata bamirësie, ”Raning çariti” dhe ”Sandblast”.