Nju Jork, dhjetëra viktima nga uragani “Ida”

Ka shkuar në rreth 50 bilanci i viktimave të uraganit Ida, të përplasur me erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyer në verilindje të Shteteve të Bashkuara. Ndër viktimat është edhe një djalë 2 vjeçar. Më të goditurat janë Nju Jorku dhe Nju Xhersi. Shumica e viktimave e gjetën vdekjen pikërisht kur ujërat rrëmbyen makinat e tyre. Tragjike ishin dhe rastet e disa personave që u mbytën në bodrumet e apartamenteve, pasi nuk arritën të dilnin në kohë. Nju Xhersi ka dhe numrin më të madh të vdekjeve, 23. Që të dy shtetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Presidenti Joe Biden u shpreh se nevojiten investime historike për t`i bërë ballë krizës së klimës. Si të mos mjaftonin përmbytjet, disa zona të vendit u përballën dhe me një seri tornadosh, që lanë pas vetëm shkatërrim. Stuhia Ida goditi shtetin e Luizianës të dielën, si uragan i kategorisë 4, dhe i tmerroi banorët e Nju Orlinsit duke u mbërritur në dere pikërisht në kohën e përvjetorit të uraganit Katrina, që thuajse e shkatërroi qytetin.

LEXO EDHE:

Back to top button