Nju Jorku dhe Singapori ndajnë vendin e parë në krye të listës së qyteteve më të shtrenjta në botë në vitin 2022

Nju Jorku dhe Singapori janë në krye të listës kryesisht për shkak të dyfishimit të çmimeve të energjisë në qytetet e mëdha, kështu që Moska dhe Shën Petersburgu përparuan me 88 vende, transmeton britanikja “Guardian”.

Forcimi i monedhës është një nga faktorët që ndikoi në kërcimin e qyteteve në listë, ndaj gjashtë nga tetë kërcimet më të mëdha u regjistruan nga qytetet amerikane, të kryesuar nga Atlanta, teksa dollari amerikan u forcua ndjeshëm kundrejt pothuajse të gjitha monedhave botërore.

Nga ana tjetër, në listë ranë edhe qytetet në vendet me monedha në zhvlerësim, ku Tokio dhe Osaka zbritën nga vendi i 13-të dhe i 10-të në vitin 2021 në vendin e 37-të dhe 43-të.

The Guardian raportoi se Stokholmi dhe Luksemburgu panë rëniet më të mëdha në listë, me Damaskun në Siri dhe Tripolin në Libi në fund të listës së 172 qyteteve të përfshira në sondazh.

“Nëse lufta në Ukrainë nuk përshkallëzohet, ne parashikojmë se çmimet e ushqimit, energjisë dhe lëndëve të para si metalet ka të ngjarë të bien ndjeshëm në vitin 2023 në krahasim me vitin aktual, gjë që mund të shkaktojë uljen e kostos së jetesës në qytete. “tha hulumtimi

LEXO EDHE:

Back to top button