Nju Jorku ndal Denverin, Bostoni mund LA Klipers

Nju Jork Niks kanë triumfuar në udhëtim te Denver Nagets me rezultat të thellë 145:118. Niksat u imponuan që nga fillimi i lojës dhe avantazhi rritej vazhdimisht deri në fund të pjesës së parë, e cila përfundoi me rezultat 76:53. Më i miri në radhët e Nju Jorkut ishte Anunobi me 40 pikë dhe i shkëlqyer ishte edhe Tauns me 30 pikë dhe 15 kërcime. Për vendasit më efektivi ishte Uestbruk me 27 pikë. Niks janë në vendin e katërt në Konferencën Lindore me 10 fitore dhe shtatë humbje, ndërsa Denver Nagets janë në vendin e shtatë me rekordin 9-7.

Ndërklohë Boston Seltiks mposhti Los Anxheles Klipers me rezultat 126:94 dhe siguroi vendin e dytë në Konferencën Lindore. Në këtë ndeshje shkëlqeu basketbollisti kroat Ivica Zubac, i cili shënoi 23 pikë dhe shtoi 10 kërcime. Megjithatë, ai ishte i vetëm në ekipin e tij, ndërsa Pritçard dhe Tatum drejtuan Bostonin duke shënuar nga 20 pikë.

NBA-REZULTATET

Sharlot – Orlando, 84-95

Detroit – Toronto, 102-100

Indiana – Nju Orlins, 114-110

Atlanta – Dallas, 119-129

Boston – LA Klipers, 126-94

Memfis – Portland, 123-98

Denveri – Nju Jork, 118-145

Golden Stejt – Bruklin, 120-128

Sakramento – Oklahoma, 109-130

LEXO EDHE:

Back to top button