Njukasëll në “gjah” pas Barella-s, Interi kërkon 60 mln euro

Skuadra e Premier Ligës, Njukasëll raportohet se po bën presion të madh për të mbyllur marrëveshjen me Interin për shërbimet e italianit Nikolo Barella.

Gazeta angleze “The Telegraph” pretendon se Njukasëll, e cila është kualifikuar në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga 2003-04, ka lënë mënjanë pjesën më të madhe’ të buxhetit të tyre të transferimeve të verës për dy mesfushorë të rinj. Sipas këtij mediumi, një marrëveshje konsiderohet të jetë e arritshme dhe se bisedimet intensive janë zhvilluar gjatë ditëve të fundit.

Gazeta angleze shkruan se një transferim i mundshëm do të kushtojë diku rreth 60 milionë euro. Nëse Njukasëll do të ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje për Barellan, është pohuar gjithashtu se ai do të bëhej menjëherë lojtari më i paguar në klub.

LEXO EDHE:

Back to top button