Njukasëll pas Tonalit, kërkon tjetër mesfushorë italian

Pas Tonalit, Njukasëll planifikon një tjetër investim të rëndësishëm nga Serie A. Për sulmin e klubit anglez, po përmendet emri i Federiko Kieza, i cili është në pritje të sinjaleve nga merkato dhe është i vetëdijshëm se së shpejti, pikërisht nga Premier Liga, mund të ketë disa lajme të rëndësishme.

Skuadra në pronësi të fondit “PIF” është gjithnjë e më ambicioze pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Drejtori i ri sportiv i Juventusit, Kristiano Xhiuntoli, do të donte ta mbante në skuadër ose në çdo rast ta shiste vetëm për ndonjë shifër prej 60 milionë euro minimalisht.

Por vlera e sulmuesit italian mund të ketë rënë në 40 milionë euro, që pas dëmtimit që pësoi.

LEXO EDHE:

Back to top button