NOAH me Çinarin eliminojnë AEK-un e Strakoshës
Duelet e turit të tretë të Ligës së Konferencës, përtej kualifikimit të Dritës, kanë siguruar jo pak surpriza. Një prej tyre është padyshim eliminimi i AEK-ut të Tomas Strakoshës përballë Noah të Armenisë, në radhët e të cilës aktivizohet Ernaldo Çinari, Skuadra armene, edhe pse u mund 1-0 në ndeshjen e kthimit, u kualifikua falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë.
Surprizë gjithashtu ishte eliminimi i Hajduk Split, përballë Ruzhomberok, pasi skuadra e drejtuar nga Rino Gatuzo u mund 1-0 në shtëpi. Jashtë garës pas humbjeve, janë edhe emra si Vojvodina, Curihu, Brondbi, Osijek apo Sherif Tiraspol. Ashtu si Ballkani, edhe Deçiç i Tuzit ishte i pafat nga pika e bardhë, duke u eliminuar nga finlandezët e HJK Helsinki.
REZULTATET
Flora-Vikingur 1-2
Legia-Brondbi 1-1
Pjunik-Ordabasi 1-0
Sabah Baku-St. Patriks 0-1
Zira-Osijek 2-2 (2-1P)
Bran-St. Mirren 3-1
CFR Kluzh-Makabi Petah Tikva 1-0
Djurgarden-Ilves 3-1
Hapoel Ber Sheva-Mlada Boleslav 2-4
Ostrava-FC Kopenhagë 1-0 (1-2P)
Pafos-CSKA Sofje 1946 4-0
Sherif Tiraspol-Olimpija Ljubljana 0-1
Tromso-Kilmarnok 0-1
AEK Athinë-Noah 1-0
Bashakshehir-Iberia 1999 2-0
Drita-Auda 3-1
Vojvodina-Maribor 1-0 (2-4P)
Zrinjski-Botev Plovdiv 2-0
Gent-Silkeborg 3-2
Slask Vroclavë-St. Galen 3-2
Hajduk Split-Ruzhomberok 0-1
Pushkash Akademi-Ararat Armenia 3-3
Vitoria Gimaraesh-Zyrih 2-0
Visla-Trnava 3-1 (12-11P)
Deçiç-HJK 2-1 (3-4P)
Larne-Ballkani 0-1 (4-1P)