Noam Chomsky në Chat GPT: Është plagjiaturë e teknologjisë së lartë dhe një mënyrë për të shmangur të mësuarit

“Chat GPT”, sistemi që kupton gjuhën natyrale dhe mund t’u përgjigjet pyetjeve të ndryshme në mënyrë të kuptueshme, u bë i njohur menjëherë pas publikimit, më pak se tre muaj më parë. Shumë po pyesin se çfarë ndryshimesh do të sjellë ky softuer, dhe ndërkohë, disa kompani teknologjike kanë paralajmëruar softuer të ngjashëm.

Noam Chomsky, filozof dhe autor, zbulon në një intervistë të re se çfarë mendon për softuer të tillë dhe ndikimin e tyre në arsim.

– Prej vitesh bëheshin programe që ndihmonin profesorët të zbulonin plagjiaturën. Tani do të jetë shumë më e vështirë sepse është më e lehtë të mashtrosh. Është i vetmi kontribut në arsim që më kujtohet – tha ai.

Sipas tij, përdorimi i softuerit në arsim është plagjiaturë e teknologjisë së lartë dhe një mënyrë për të shmangur mësimin. Ai e krahason popullaritetin e Chat GPT me atë të telefonit inteligjent, duke thënë se telefonat duhet të ndalohen për të mbajtur klasat interesante.

Siç thotë ai, përdorimi i teknologjisë për të shmangur mësimin është një shenjë se sistemi arsimor po dështon.

– Nëse nuk i tërheq studentët, nuk është interesante për ta, nuk i sfidon, nuk i bën të duan të mësojnë, do të gjejnë një mënyrë për ta shmangur atë – tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button