Nori dhe Badosa, triumfojnë në “Indian Uells”

Kameron Nori në konkurencën e meshkujve dhe Paolla Bodosa në konkurencën e femrave, janë fitues të turneut Masters “Indian Uells”. Tenisti britanik me përmbysje mundi Nikollas Basila-Shvilin me 2-1 në sete ose 3-6, 6-4 dhe 6-1 në sete.

Në këtë mënyrë, Kameron Nori, bëhet britaniku i parë që triumfon në “Indian Uells”, pasi që para tij, Endi Marej, Tim Henman dhe Greg Rusedski luajtën në finale, por nuk arritën që triumfojnë.

Në konkurencën e meshkujve , kampione e re ishte Paolla Badosa, e cila në finale mundi Viktoria Azarenka me rezultat 2-1 sete ose 7-6, 2-6 dhe 7-6 në geme.

Është triumfi i dytë për Badosën në karrierën e saj, ndërsa hera e parë që triumfon në një turne Masters.

LEXO EDHE:

Back to top button