Normalizohet gjendja me zjarrin në Falishtë të Tetovës

Normalizohet gjendja me zjarrin në Falishtë të Tetovës

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Zjarri që përfshiu dje depon në fshatin Falisht të Tetovës ka vazhduar të digjet edhe gjatë ditës së sotme, por me intensitet shumë më të vogël.

“Në fakt janë zjarre të vogla që përhapen kohë pas kohe nga materialet që janë djegëse e që janë brenda objektit. Ne bëjmë përpjekjet e fundit që zjarrin ta vëmë nën kontroll komplet dhe ta shuajmë krejtësisht”, deklaroi Avni Ameti, Shef i NJTKZ Tetovë.

Informatat e para jozyrtare thonë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga energjia elektrike e cila shpesh është ndërprerë. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angelov tha se sipas të dhënave në depo ka pasur 14 ton ngjyra dhe llaqe.

“Sipas të dhënave që tani i kemi nga pronarët e deposë dhe dyqanit ku 80 për qind është depo hekurishte dhe 20 për qind bojëra, kanë qenë rreth 14 ton numër që e thonë ata pas hetimit të zjarrit”, tha Stojance Angelov QMK.

Ajri në Tetovë sot rezulton i pastër. Nga Instituti i shëndetit Publik njoftojnë se për shkak të reshjeve të mbrëmshme dhe erës është shfuqizuar apeli për qytetarët që mos t’i hapin dritaret. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button