Normalizohet komunikacioni deri në vendkalimin kufitar Bllacë
Normalizohet komunikacioni deri në vendkalimin kufitar Bllacë

Normalizohet gjatë natës komunikacini rrugor drejt vendkalimit kufitar Bllacë. Është hequr ndalesa edhe për automjetet transportuese edhe për autobusët, kumtoi MPB-ja.
Komunikacioni në këtë pjesë mbrëmë për shkak të zjarrit mbi magjistralen A4 Shkup – Bllacë pranë tunelit, i cili është përhapur, u ri-orientua për automjetet e udhëtarëve, ndërsa u vendos ndalesë për automjetet transportuese.