Normalizohet komunikacioni drejt VK Bllacë, nga qarkoret Orman deri në Mirkovc dhe në rrugën e shpejtë Rankovc – Kriva Pallankë

Normalizohet komunikacioni drejt VK Bllacë, nga qarkoret Orman deri në Mirkovc dhe në rrugën e shpejtë Rankovc – Kriva Pallankë

Komunikacioni nga qarkorja Orman deri në qarkoren Mirkovc është lëshuar për komunikacion të rregullt, gjithashtu edhe prej Shkupit për  në  Bllacë.

Siç informon sot në mëngjes LAMM, është normalizuar edhe komunikacioni në rrugën e shpejtë Rankovc – Kriva Pallankë në dy drejtimet./MIA


Rruga në drejtim të Maqedonisë së Veriut është liruar për qarkullimin e të gjitha automjeteve, përfshirë kamionët, njoftoi Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

“Ju njoftojmë se është liruar rruga për qarkullim të gjithë kamionëve në drejtim të RMV-së”, u njoftua përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i fundit vjen të enjten në mëngjes, pasi të mërkurën vonë Qendra njoftoi se është hapur kufiri në PKK Hani i Elezit për qarkullim në hyrje – dalje për të gjitha automjetet por kishte mbetur i mbyllur qarkullimi për automjete dhe bartjen e mallrave në Terminalin Doganor.

Rruga Shkup-Han i Elezit ishte bllokuar për të gjitha automjetet, për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Maqedoni të Veriut, njoftoi të mërkurën Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.

LEXO EDHE:

Back to top button