Norris: Vendim jo i lehtë për t’u pranuar, Verstapen nuk u dënua kur parakaloi Ferrarin

Edhe pse e përfundoi i treti garën e fundit të Formula 1, atë në pistën e Ostin, piloti britanik i MekLaren, Lando Norris, u klasifikua në vendin e katërt pas penalizimit me 5 sekonda për parakalimin që kreu ndaj Maks Verstapen. Një vendim që krijoi mjaft polemika gjatë dhe pas garës, pasi sipas britanikut komisarët përdorën një standart të dyfishtë, duke mos penalizuar holandezin e “Red Bullit” kur parakaloi nga jashtë Ferrarin në xhirot e para të garës.

“Nuk ishte një vendim i lehtë për t’u pranuar. Unë e provova ta parakaloja, por edhe Verstappen doli nga pista dhe nuk u penalizua kur parakaloi Ferrarin. Gjithsesi, nuk jam unë ai që i vendos rregullat”, tha Norris.

Tashmë ai ka 57 pikë disavantazh ndaj Verstapenit me 5 gara ende për t’u zhvilluar, ndërkohë që fiton terren Sharll Leklerk, fituesi i garës së Ostin. Monogasku i Ferrari ndodhet 22 pikë pas Norris, në një botëror me shumë rivalitet.

LEXO EDHE:

Back to top button