Norvegjia do të japë rreth 1 miliard dollarë ndihmë për Ukrainën

Qeveria norvegjeze do të ndajë 10 miliardë korona norvegjeze, ose rreth 939 milionë dollarë amerikanë, për të furnizuar dhe trajnuar një njësi ushtarake ukrainase, raporton Kyiv Independent.

-Norvegjia qëndron me Evropën në mbështetjen e Ukrainës – politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. “Forcimi i forcave tokësore është i një rëndësie jetike për Ukrainën, dhe për këtë arsye për vitin 2025, ne po ndajmë 10 miliardë korona për këtë qëllim”. tha ministri norvegjez i mbrojtjes Tore Sandvik gjatë një takimi të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

Qeveria ka propozuar gjithashtu shtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën me 50 miliardë korona shtesë këtë vit, duke e çuar mbështetjen totale nga Norvegjia për vitin 2025 në 85 miliardë korona, ose rreth 7.9 miliardë dollarë.

Sipas Bloomberg,  Norvegjia i është  bashkuar gjithashtu  Mbretërisë  së Bashkuar në një  paketë të përbashkët ndihme ushtarake  për Ukrainën prej 585 milionë dollarësh . Mbretëria e Bashkuar do të kontribuojë me 350 milionë £ (455 milionë dollarë), ndërsa Norvegjia do të sigurojë 100 milionë funte (130 milionë dollarë) përmes Fondit Ndërkombëtar të udhëhequr nga MB për Ukrainën. Kjo paketë përfshin mbështetje për riparimin e pajisjeve të dorëzuara më parë, sistemeve të radarëve, minave antitank dhe qindra mijëra dronëve.

Në fillim të kësaj jave, Oslo  ka zotuar gjithashtu  454 milionë dollarë për të blerë predha artilerie për Ukrainën.

LEXO EDHE:

Back to top button