Notat e “Sofa Score”/ Nga Dimitrevski te Bardhi, zbuloni lojtarët më të vlerësuar

Përfaqësuesja e Maqedonisë regjistroi fitoren e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombëve, pasi që në stadiumin “Todor Proeski” mundi Armeninë me 2-0, falë golave të Enis Bardhit dhe Bojan Miovskit. Maqedonia ishte dominante në këtë përballje, pasi që shënoi fitore bindëse edhe pse për 45 minuta ishte me një futbollist më pak në terren, pas përjashtimit të Zajkovit.

Ndërkohë për sa i përket vlerësimeve të “Sofa Score”, futbollisti me notën më të lartë rezulton Stole Dimitrievski me 8.4, para Enis Bardhit me 8.2 dhe Visar Musliut me 7.8. Nota më e dobët ishte për Gjoko Zajkovin (6.2), i cili në minutën e 45 u largua me karton të dytë të verdhë. Të parin për ndërhyrje të ashpër, ndërsa kartonin e dytë të verdhë e mori për shkak të protestave.

LEXO EDHE:

Back to top button