Nuhiu: Nuk i trembemi skuadrës polake

Trajneri i kampionit të Kosovës, skuadrës së Dritës,  Ardian Nuhiu është shfaqur optimist në takimin e fundit me gazetarët, para sfidës së turit të 3-të eliminator ndaj Legias së Varshavës. Edhe pse kundërshtari është i një niveli shumë të lartë, trajneri Nuhiu nuk i trembet skuadrës polake. Ndërkohë kapiteni Ardian Limani, potencoi se skuadra polake preferon lojë ofenzive, andaj skuadra kosovare do të përgjigjet me mbrojtje të fortë dhe përmes kundërsulmeve të arrijë edhe deri te rezultati poztiv.

Ardian Nuhiu, trajner i KF Drita

“Kemi studjuar kundërshtarin . e dijmë që bëhet fjalë për një kundërshtarë shumë të fortë. Patjetër se kemi marë masat dhe kei ndjekur ndeshjet e fundit që kanë zhvilluar. Bëhet fjalë për një ekip që luan futboll të mirë dhe përveç që luajnë si grup , kanë edhe kanë edhe futbollist me tipare individuale, të cilët dijnë të kryejnë detyrat. Kemi përgatitjet një kundërndeshje , por gjithmonë e shohim si ndeshje të vështirë dhe nuk diskutohet se ata janë favorit.

Ardian Limani, kapiten i KF Drita

“Edhe unë si lojtarë e kam parë Lgia duke luajtur dhe kanë një skuadër shumë të fortë dhe I kemi parë ndeshjet e tyre së fundmi . Ata lojtarë shumë të fortë dhe janë një skuadër që sulmon , por ne do të tentojmë që të kundërvihemi me një mbrojte të fortë dhe do të mundohemi që të sjellim një lojë të bukur dhe pse jo , një rezultat të mirë.

Sfida mes Legias dhe Dritës do të zhvillohet në stadiumin në stadiumin në Varshavë, në orën 20:30 minuta.

LEXO EDHE:

Back to top button