Nuk arrin të dëshmojë kualitetin te Juve, Kieza pranë Anglisë

Erdhi me shumë bujë, por mesa duket nuk ia doli dot të ngrinte lart fanellën e “bardhezinjve” e tashmë anësori i sulmit të Juventus, Federiko Kieza, duket se do të nisë një “aventurë” të re diku tjetër.

Për shërbimet e 25-vjeçarit italian intereson një sërë ekipesh angleze, me Liverpullin, Çellsin e Njukasëll që janë të gatshme të hapin “thasët” për të përfituar potencën e Kiezës në krahët e sulmit.

Italianit gjithashtu i është vendosur dhe “çmimi”, me drejtorin e ri sportiv, Kristiano Xhuintoli, që ka bërë me dijë se kartoni i italianit nuk do të shitet më pak se 60 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button