Nuk arriti ta shihte sa ishte gjallë, princ Harry mbërrin në kështjellën ku vdiq Mbretëresha Elizabeth
Nuk arriti ta shihte sa ishte gjallë, princ Harry mbërrin në kështjellën ku vdiq Mbretëresha Elizabeth

Princi Harry, Duka i Sussex, ka mbërritur në Kështjellën Balmoral në Skoci, sipas mediave britanike. Ai është fotografuar brenda një makine duke hyrë në Kështjellën Balmoral. Princi, i cili nuk shoqërohej nga gruaja Meghan Markle, nuk arriti ta shihte sa ishte gjallë gjyshen e tij 96 vjeçare.
Princi Harry do t’i bashkohet anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore teksa vajtojnë vdekjen e Mbretëreshës, e cila vdiq këtë pasdite. Princi, i cili hoqi dorë nga rolet mbretërore në vitin 2020, është shpërngulur në Kaliforni por ndodhej prej pak ditësh në Evropë në kuadër të disa angazhimeve.