“Nuk ka asgjë të sigurtë, na duhen pikët ndaj Sporting”

Trajneri Luis Enrike, në prag të ndeshjes që PSZH, kampionët në fuqi të Liga e Kampionëve, do të luajnë sot në Portugali ndaj Sporting, tha se nuk është i sigurtë nëse do ta përfundojë këtë fazë të parë të turneut mes 8 më të mirave (8 më të mirat kualifikohen direkt).

 

“Jemi në pjesën e rëndësishme të sezonit dhe po rikuperojmë lojtarë të lënduar. Duhet të përgatitemi mirë për ndeshjen, duhet të jemi të vëmendshëm. Është një moment i rëndësishëm në Ligën e Kampionëve sepse kanë mbetur dy ndeshje”, tha Luis Enrike.

 

“Sot pres një ndeshje të ngushtë dhe të ndërlikuar, në një stadium të jashtëzakonshëm dhe të bukur, kundër një skuadre të ndërlikuar. Sporting ka lojtarë cilësorë, të cilëve u pëlqen të kenë topin dhe të mbrohen mirë. Do të jetë një ndeshje, ndoshta e ngjashme me atë që pamë në Bilbao kundër Athletic. E dinim vështirësinë e orarit tonë, por jam i lumtur për momentin. Objektivi është të fitojmë sot dhe praktikisht të kemi siguruar kualifikimin për raundin e 16-të, por ende mungojnë tre pikë“, tha Luis Enrike.

LEXO EDHE:

Back to top button