Nuk ka ndërprerje të furnizimit të gazit natyror nga Rusia në Bullgari
Nuk ka ndërprerje të furnizimit të gazit natyror nga Rusia në Bullgari

Gazetar: Ile Petrevski
Për momentin nuk ka ndërprerje të furnizimit të gazit natyror nga Rusia në Bullgari. Kjo do të thotë se kapacitetet që janë të lidhura me gazin në Maqedoni marrin dërgesat me kohë, shkruan Alsat.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Resurseve nacionale energjetike, Bajram Rexhepi. Sipas tij, nëse do të ketë ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz nga Rusia, atëherë do të ketë tre probleme të mëdha në vend, nuk do të mund të punojnë industria e çelikut dhe kompanitë në zonat industriale, centrali i gazit TETO dhe ngrohtoret që prodhojnë energji termike. Bajrami thotë se ka alternativë për furnizim me gaz natyror.
“Komisioni Rregullator Energjetik thotë se duhet të jemi të qetë sepse tregtari shumëvjeçar nga vendi që furnizon konsumatorët me gaz natyror i ka shlyer me kohë detyrimet ndaj “Gazpromit”, që nënkupton furnizim të qëndrueshëm me gaz natyror”, deklaroi Bajram Rexhepi- drejtor i RNE.
“Gjendja është komplekse, ndiqet vazhdimisht dhe varet nga vendimet që Rusia i merr, nëse do ta zgjerojë listën e vendeve ndaj të cilave do ta ndalojë apo kufizojë furnizimin e gazit natyror. Të gjithë që shfrytëzojnë gaz natyror, obligohen të kenë lëndë alternative siç është mazuti, TNG-ja, gazi natyror i komprimuar ose karburanti ekstra i lehtë”, njoftojnë nga KRRE.
Njoftimi për ndalimin e gazit rus për Bullgarinë vjen pasi Sofja zyrtare kundërshtoi që Rusia të paguante gazin e saj natyror në rubla. Banka Popullore deklaroi se vendi përgatitet të paguajë gazin që marrim nga Rusia në rubla. Maqedonia konsumon çdo vit 426 milionë metër kub gaz natyror, 360 TETO dhe 66 përdorues të tjerë. /Alsat.mk