Nuk ka një afat se kur Qeveria do t’i konfiskon shtetësinë oligarkut pro rus, Alekander Onishçenko

Nuk ka një afat se kur Qeveria do t’i konfiskon shtetësinë oligarkut pro rus, Alekander Onishçenko

 Gazetar: Adrian Kerimi

Nuk ka një afat konkret kur Qeveria do t’i konfiskon shtetësinë oligarkut pro rus, Alekander Onishçenko. Sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski hetimi do të duhet të dëshmon se në cilat situata Onishçenko ka shkelur nenin 14 të Ligjit për shtetësi. Në mbledhjen e mbyllur të Qeverisë, drejtori i ASK-së ka referuar për të gjithë procedurën, por për shkak se e njëjta ishte e karakterit të mbyllur, informacionet nuk mund të ndahen me opinionin.

“Procedura do të zbatohet në përputhje me dispozitat ligjore. Kur të mbarojnë të gjitha procedurat, do të njoftojnë institucionet relevante. Në seancën e mbyllur të Qeverisë u fol për shumë hollësi. E dini se vendimi i Qeverisë është sjell mbi bazën e të gjitha mendimeve pozitive nga të gjitha institucionet relevante. Të gjitha informacionet i dha drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski. Unë nuk mund të jap më shumë informacion”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Kreu i ekzekutivit i bëri thirrje Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës të kthehet në funksion, ndërsa nga MPB-ja kërkoi të heton se si u transmetua në publik mbledhja e komisionit të mbyllur.

“Komisioni parlamentar të mblidhet dhe të vepron. Kishte një tentativë por për mendimin tim ishte i organizuar keq. Gjithashtu MPB-ja duhet sa më shpejt të mbaron hetimin se si u bë e mundur dhe si ndodhi që nga një seancë e mbyllur e komisionit parlamentar të transmetohet drejtpërdrejtë”, shtoi ai.

Qeveria të mërkurën vendosi të nisë procedurën për konfiskimin e shtetësisë së oligarkut pro rus Oleksander Onishçenko të cilin po kjo Qeveri i dha statusin shtetas në maj të këtij viti. Javën e kaluar, drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski referoi në Kuvend për veprimet e institucionet me të cilin udhëheq ai ndaj kërkesës së Onishçenkos për shtetësi. Ndonëse ASK-ja akoma nuk ka dal me qëndrim zyrtar, jo zyrtarisht është mësuar se të paktën dy të punësuar nga kjo agjenci janë suspenduar nga puna./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button