Ushtria izraelite zhvilloi sulme ajrore ndaj objektivave që i përkasin grupit militant palestinez Hamas në Libanin jugor dhe në Rripin e Gazës.
Militantët në Gaza hodhën dhjetëra raketa të tjera pas fillimit të sulmeve, duke shtuar edhe më shumë tensionet mes vendeve.
Mediat e huaja shkruajnë se përgjigja e Izraelit këtë herë shihet si dëshira për të shmangur rindezjen e këtij konflikti, duke synuar vendet e lidhura me Hamasin, në vend që të ndëshkojë Hezbollahun për pritjen e tyre në Libanin jugor.
Prej tre netësh, që pas dhunës që policia e Izraelit i bëri besimtarëve në shaminë Al-Aksa në Jeruzalem, palët i janë kundërpërgjigjur njëra-tjetrës me raketa.
Pavarësisht akuzave Hamasi njoftoi se nuk ka qenë autori i raketave që u hodhën nga Libani, breshëria me e lartë në 17 vite.
Disa orë pas sulmeve izraelite, një sulm tjetër me armë zjarri ndodhi në Bregun Perëndimor, ku dy motra nga Izraeli u vranë dhe nëna e tyre u plagos rëndë.
Gjatë natës, pati tre shpërthime rreth kampit të refugjatëve palestinezë, në jug të qytetit bregdetar libanez të Tirit. Por shpërthimet nuk kursyen as zonat periferike.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit më një të një postimi treguan se avionët e saj luftarakë goditën “infrastrukturat terroriste që i përkasin Hamasit” në Liban.
Në Gaza, më shumë se 10 objektiva të Hamasit u goditën, duke përfshirë një bosht për një vend nëntokësor për prodhimin e armëve. Gjatë sulmeve, të paktën 44 raketa u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit jugor.
Shumë nga raketat e lëshuara nga Gaza u kapën nga sistemi i mbrojtjes raketore izraelite.
Në zonat e prekura raketat lanë pas kratere në rrugë dhe dëmtuan automjete e ndërtesa të shumta./Top Channel







