Nuk ka ujë, ushqim apo ilaçe në pjesën veriore të Rripit të Gazës
Palestinezët në pjesën veriore të rrethuar të Rripit të Gazës nuk kanë qasje në ujë dhe ushqim, dhe furnizimet mjekësore nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNRWA) janë zhdukur plotësisht, tha koordinatorja e urgjencës e UNRWA, Louise Watridge.

Ajo vuri në dukje se autoritetet izraelite nuk i kanë lejuar punëtorët humanitarë të hyjnë në pjesën veriore të enklavës për gati 50 ditë, dhe tetë puse të UNRWA pranë kampit të refugjatëve Jabalia janë shkatërruar.
Wotridge deklaroi se rreth 300,000 njerëz aktualisht jetojnë në qytetin e Gazës, pasi pjesa veriore e Rripit të Gazës është “rrafshuar me tokë” dhe njerëzit e zhvendosur kanë nevojë për strehimore, tenda dhe batanije përveç ujit, ushqimit dhe ilaçeve.
– Që nga fillimi i këtij rrethimi, ne kemi këtë situatë të tmerrshme ku njerëzit detyrohen të ikin nga veriu i rrethuar për të shpëtuar jetën e tyre dhe të vijnë në qytetin e Gazës për të kërkuar siguri, por rreziku i ndjek. Vdekja dhe shkatërrimi janë hijet e tyre, theksoi Watridge.
Ajo gjithashtu theksoi se siguria e personelit të UNRWA është në rrezik. Deri më tani, 247 punonjës të UNRWA janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës.
Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, më shumë se 44,000 njerëz janë vrarë dhe 104,268 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori i kaluar.