Nuk kishte vend të lirë në 43 spitale, ndërron jetë i moshuari
Një 73-vjeçar amerikan, Ray DeMonia vdiq pasi në 43 spitale në rajonin ku po jetonte nuk kishte asnjë vend të lirë për tu shtrirë në spital, shkruajnë mediat e huaja. DeMonia nuk kërkonte kurim nga COVID-19, por kishte probleme me zemër, ndërkaq kur arriti në një spital në Alabama, 73-vjeçari u bë viktimë indirekte e pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët kishin mbushur spitalet e Kujdesit Intensiv. Pacienti nga Alabama vdiq në një spital të Mississippi, pikërisht pasi nuk kishte vend për tu shtrirë në klinikën e Kujdesit Intensiv.








