“Nuk më intereson oferta e Realit, dua që të fitojë trofe me Arsenalin”

Thashethemet për tranferimin e Uiliam Saliba te skuadra e Real Madrid nuk e tundojnë aspak francezin. 23-vjeçari është i vendosur të tregojë lidhjen e tij me Arsenal, ndoshta duke mbetur një “topçi” për gjithë jetën.

Vet Saliba e ka sqaruar situatën rreth thashethemeve ndaj tij në një intervistë të dhënë së fundi.

“Natyrisht që tek Arsenal, ndihem si në shtëpinë time. Kam nënshkruar me klubin pesë vjet më parë, por ky është vetëm sezoni im i tretë dhe po shijoj gjithçka: lojtarët, stafin dhe tifozët. Ndihem si në shtëpinë time, kështu që sigurisht, pse jo, mund të luaj prëgjithnjë këtu”, tha Saliba.

 

Duke folur për mundësinë që ka Arsenal për të fituar titullin kampion në Premier Ligë, ai shtoi se gjithçka është e mundur në futboll.

“Sezoni është shumë i gjatë dhe ne e kemi përjetuar këtë gjë në dy vitet e fundit në kurrizin tonë. Gjithçka është e mundur. Di vetëm se duhet të fokusohemi te vetja jonë, pa menduar shumë për rivalët, pa parë e dëgjuar atë që ndodh përreth nesh. Jemi ende në dhjetor, kështu që ka ende shumë gjëra që mund të ndodhin”, tha Saliba.

LEXO EDHE:

Back to top button