“Nuk mund të jetoj pa ty”, Rita Ora uron të motrën për ditëlindje me fotot e rralla nga fëmijëria

Ditën e sotme, motra e Rita Orës, Elena feston ditëlindjen. Në këtë ditë speciale, krahas urimeve të shumta, nuk kanë munguar as disa fjalë të ngrohta nga këngëtarja me famë botërore. Rita ka publikuar disa imazhe, krahas së cilave ka përfshirë dhe disa kur kanë qenë të vogla.

“Shumë shumë shumë urime ditëlindjen për motrën time, menaxheren dhe partneren time në krim, Elena Ora. Nuk mund të jetoj pa ty, këtu për një kapitull tjetër”, ka shkruar Rita. Kujtojmë që këngëtarja ka treguar gjithmonë për raportin e ngushtë që gëzon me të motrën.

LEXO EDHE:

Back to top button