Nuk ndalet beteja me zjarret në Los Angeles, zjarrfikësit shpresojnë te ndalimi i erërave gjatë fundjavës

Nuk ndalet beteja me zjarret në Los Angeles, zjarrfikësit shpresojnë te ndalimi i erërave gjatë fundjavës

Ka shkuar në 11 numri i viktimave nga zjarret në Los Angeles ndërsa  janë të paktën 12 mijë objekte banimi të cilat janë shkatërruar totalisht.

Autoritetet kanë lajmëruar se numri i personave të pajetë mund të rritet pas ndërhyrjes në zonat e shkrumbuara.

Pas një beteje shumë të vështirë disa ditore me flakët, zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencave kanë nisur më në fund të marrin nën kontroll situatën.

Kjo vetëm në dy zona të zjarreve masive, në anën lindore dhe perëndimore të qytetit të Hollivudit.

Katër vatra të tjera të cilat janë jashtë kontrollit po djegin hapsira të mëdha në pjesë të tjera të Los Angeles.

Ndalimi i erërave të forta pas disa ditësh pritet të përmirësojë situatën këtë fundjavë.

Mbi 150 mijë persona janë aktualisht nën urdhrat e evakuuimit dhe mbi 160 mijë të tjerë po qëndrojnë në gatishmëri me një shtetrrethim në zonat e banorëve të zhvendosur.

Shtatë shtete fqinje qeveria federale dhe Kanadaja i kanë ardhur në ndihmë Kalifornisë në mbështetje të ekipeve që hedhin ujë nga ajri si dhe forcave tokësore.

LEXO EDHE:

Back to top button