Nuk përshtatet në Premier Ligë, kërkon të rikthehet në Itali
Juventusi nuk po heq dorë nga ideja e nënshkrimit të Xhoshua Zirkzee, por ka vendosur të shtyjë lëvizjen me gjashtë muaj. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, gjigantët e Serie A po synojnë një lëvizje të përhershme për Zirkzee verën e ardhshme dhe nuk do ta marrin në huazim në janar siç pritej.
Juventusi do të ishte një destinacion logjik për Zirkzee, i cili shpërtheu në Bologna nën drejtimin e Tiago Motas, trajnerit aktual të Juventusit. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Man United do të jetë i hapur për shitjen e Zirkzee në verë.
Holandezi iu bashkua “Djajve të Kuq” me shumë bujë në verë, por ai nuk ka arritur pritshmëritë në këtë fillim sezoni. 23-vjeçari ka shënuar vetëm një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë në 17 ndeshje me fanellën e “Djajve të Kuq”.
Rikthimi i tij në Serie A është shumë i mundur pasi edhe te United duan të ulin shpenzimet dhe Zirkzee mund t’iu sigurojë rreth 40 milionë euro të ardhura.