Numri i të vdekurve nga sulmet e reja raketore të Rusisë në Ukrainë është rritur në 19

Objektet infrastrukturore kritike dhe civile u goditën në 12 rajone dhe Kiev, thotë Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës

Numri i të vdekurve nga sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë është rritur në 19 me dhjetëra të tjerë të plagosur, sipas shërbimit të urgjencës të vendit të martën.

Numri i të plagosurve nga bombardimet ruse, të cilat filluan të hënën, arriti në 105, tha në një deklaratë Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

“Si rezultat i sulmeve, objektet e infrastrukturës kritike dhe civile u goditën dje në 12 rajone dhe qytetin e Kievit, ku shpërthyen më shumë se 30 zjarre, të cilat u shuan nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave”, shtoi ai.

Organi i urgjencës tha se furnizimi me energji elektrike në 3,571 vendbanime në rajonet Poltava, Sumy, Ternopil, Lviv, Kiev dhe Khmelnytskyi u rivendos.

Por 301 vendbanime në rajonet e Kievit, Lviv, Sumy, Ternopil dhe Khmelnytsky mbeten pa energji.

Jose Colon – AA

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ruse të hënën vonë tha se të gjitha objektivat e synuara në Ukrainë, duke përfshirë komandën ushtarake, objektet e komunikimit dhe energjisë, u goditën me armë të precizionit të lartë.

Presidenti Vladimir Putin tha se sulmet ishin në përgjigje të shpërthimeve në urën Kerç, e cila lidh Gadishullin e Krimesë me Rusinë, dhe “sulmeve të tjera terroriste”.

Por ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se Putini nuk ishte “provokuar” nga sulmi i urës, pasi “Rusia e kishte goditur vazhdimisht Ukrainën me raketa”.

“Putini është i dëshpëruar për shkak të humbjeve në fushën e betejës dhe përdor terrorin raketor për të tentuar të ndryshojë ritmin e luftës në favor të tij”, tha ai në Twitter.

Sulmet e fundit janë dënuar nga zyrtarë ukrainas dhe perëndimorë, të cilët u zotuan për mbështetje të vazhdueshme për Kievin.

Rusia filloi “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë në shkurt. Në javët e fundit, forcat ukrainase nisën një kundërofensivë, ndërsa Moska thirri më shumë rezervistë dhe aneksoi katër rajone ukrainase në Rusi pas referendumeve “të rreme”.

LEXO EDHE:

Back to top button