Numri i udhëtarëve ajrorë në Gjermani në 40 për qind të nivelit para pandemisë

Numri i udhëtarëve në aeroportet gjermane u dyfishua në korrik në krahasim me vitin e kaluar, por ende mbetet shumë nën nivelet e para-pandemisë.
Vetëm të paktën 9.9 milion njerëz përdorën aeroportet në korrik, sipas të dhënave nga shoqata e aeroporteve ADV. Kjo është vetëm 40% e vëllimit në korrik 2019, kur pandemia e koronavirusit nuk kishte ”ngritur ende kokën”.
”Pasagjerët mungojnë veçanërisht në fluturimet e brendshme dhe lidhjet e gjata ndërkontinentale”, deklaroi shoqata.
Segmenti më i rëndësishëm mbeti ai i fluturimeve evropiane drejt destinacioneve tipike të pushimeve në Mesdhe, me 7.8 milion pasagjerë.
Shoqata ka frikë se këtë vit i njëjti trend mund të rishfaqet si vitin e kaluar, kur numri i udhëtarëve ka rënë përsëri në mënyrë dramatike pas kulmit turistik të verës.
Shefi i Lufthansa, Carsten Spohr tha se kompania e tij po priste “një dimër të gjatë dhe të ftohtë për ne si kompani ajrore”.
“Rruga e kthimit në normalitet do të zgjasë më shumë për ne sesa për shumë të tjerë,” theksoi ai.