Numri një i botës në tenis, një tifoz i madh i Milanit
Janik Siner, një tifoz i madh i Milanit, mundi Medvedevin në dy sete për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të “ATP Finals”, si i pari në renditjen e grupit të tij.
Menjëherë pas ndeshjes festoi së bashku me Paulo Fonseka, i cili e nderoi yllin botëror të tenisit me një fanellë të Milanit të veçantë, me emrin e tij.
Fonseka e përgëzoi për arritjet dhe afinitetin kuqezi.
“Urime Janik, e di që je tifoz i madh i kuqezinjve. Kjo fanellë është për ty”.
Përgjigja e tenistit nuk vonoi.
“Faleminderit mister, urime për fitoren ndaj Real Madridit. Kam qenë në ‘San Siro’ vitin e kaluar, stadiumi duket i pabesueshëm kur është plot me tifozë kuqezinj, ” tha mes tjerash Siner.