Numri një në botë, tërhiqet nga turneu në Majami

Tenistja polake Iga Sviatek, numri 1 në botë për femra, nuk do të luajë në turneun Masters të Majami, që ka nisur sot. Ajo do të luante direkt në raundin e dytë, por për shkak të një problemi shëndetësor është detyruar të tërhiqet. Kolla e fortë që ka patur ditët e fundit ka krijuar probleme në mushkëri e kraharor.

“Një infeksion me hodhi KO. Luajta në Indian Uells me një kollë të fortë, por që më krijoi probleme në kraharor. U përpoqëm ta menaxhojmë situatën, por në fund vendosëm të ndalem, për të qenë më të sigurt për të ardhmen. Kam ende dhimbje në gjoks dhe s’mund të luaj, kam nevojë për një pushim”, tha Iga Sviatek.

Mungesa e numrit 1 në botë në Majemi u hap “dritën jeshile” rivaleve të saj të synojnë kreun, për të marrë 1000 pikët e rëndësishme për t’u ngjitur në krye. Sviatek do të mungojë për një muaj dhe pritet të rikthehet në fushë në turnetë e fushave me dhè, që nisin në muajin prill në Europë.

LEXO EDHE:

Back to top button