Nurmagomedov: Sfida e radhës, Oliveira përball Makhaçevit

Ish-kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikes, Khabib Nurmagomedov, ka dërguar një mesazh presidentit të UFC-së, Dana Uajt. Rusi shprehet se për titullin vakant të kampionit të botës në peshën e lehtë duhet të duelojnë braziliani Çarls Oliveira dhe rusi Islam Makhaçev.

Oliveira e humbi titullin pasi nuk arriti peshën e lejuar dhe fitorja në eventin UFC-274 ndaj Xhastin Gaetje mbeti thjesht për statistikë. Presidenti i UFC-së i premtoi Oliveira se do të duelojë për titullin në sfidën e radhës, por nuk dihet ende emri i rivalit. Një propozim interesant ka bërë Khabib, mik i ngushtë me Makhaçevit.

“Dana Uajt, nuk ke zgjidhje tjetër veçse të organizosh duelin mes Oliveira-s dhe Islam-it, në Abu Dabi, më 22 tetor. Data e përkryer, vendi i përkryer dhe rivalët e përkryer për të dueluar për titullin. Njëri ka 10 fitore radhazi, tjetri 11. Islami e meriton më shumë se kushdo tjetër këtë shans”, ka shkruar Nurmagomedov.

LEXO EDHE:

Back to top button