Nxënësit dhe banorët e tjerë të Bllacës përballen me problemin e transportit
Nxënësit dhe banorët e tjerë të Bllacës përballen me problemin e transportit
Gazetar: Avni Tahiri
Pritni që dikush tu çojë, nëse dëshiron?
E nëse nuk dëshiron tu çojë?
“Nuk e di!”.
A është e vështirë të jesh nxënës që nuk ke udhëtim për të shkuar në shkollë?
“Po, shumë e vështirë”, u përgjigj shkurt Senati, nxënës.
Senati është një tjetër nxënës i fshatit Bllacë i cili me fillimin e vitit të ri shkollor i filloi edhe shqetësimi se me çfarë do të udhëtojë për në shkollë. Përveç nxënëseve, edhe banorët e tjerë të Bllacës vazhdojnë të presin në qendër të fshatit për udhëtarë rasti që t’i bartin deri në Shkup apo shkollat e mesme ku nxënësit mësojnë.
Në cilat shkolla jeni?
“Në Zeflush Marku, në Ekonomike, Cvetan Dimov”.
Dhe çdo ditë dilni në mëngjes dhe nuk keni ndonjë që do tu barë por pritni?
Po, presim nga një orë apo dy, kemi një orë nga Bllaca deri në Shkup”, deklaroi Senat Baftiu, nxënës.
“Nxënësit si ia bëjnë? Si shkojnë në shkollë? Nxënësit shkojnë me banoret kush shkon ndonjë me veturë, nuk është jetë ajo. E të punësuarit? Ka edhe të punësuar që janë në punë. Shumë e vështirë. Për në dimër dihet se si janë kushtet por për verë! Në kohë të luftës ka ardhur autobusi dhe nuk u ndërpre aspak e tani është ndalë”, u përgjigj një banor i Bllacës.
Disa nga banoret e Bllacës kanë humbur edhe vendet e punës si shkak i mos pasjes së transportit publik, ndërsa nxënësit që mësojnë në shkolla të mesme të Shkupit, shkaku i mungesave në orët e mësimit nuk kanë arritur rezultatet e duhura në mësim.
“Isha në punë në birrarinë e Shkupit e humba punën shkaku se nuk kam transport. E humba punën dhe për dy vite nuk arrita të marr pension. E ke humbur punën shkaku i udhëtimit? Po, shkaku i udhëtimit, katastrofë”, tha një tjetër banor i Bllacës.
Për ndërprerjen e transportit publik të fshatit Bllacë, Ndërmarrja e Qarkullimit Publik, Shkup, konfirmon se autobusi me numër 81 nuk kryen transportin e udhëtarëve për në fshatin Bllacë por sipas Ndërmarrjes janë dukë punuar në kthimin e kësaj linjë e cila tash e sa muaj nuk kryen shërbimin e banorëve të Bllacës.
“Ju njoftojmë se informacioni për autobusin e linjës 81 është i saktë, që pas aksidentit të trafikut që ndodhi kohë më parë në atë zonë, autobusi nuk qarkullon. Jemi duke punuar që kjo linjë të kthehet në orarin e rregullt sa më shpejt të jetë e mundur”, njoftojnë nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik.
Deri në rikthimin e linjës së rregullt të autobusit me numër 81 të Bllacës, si të moshuarit po ashtu punëtorët por edhe nxënësit do të vazhdojnë të presin transport rasti në qendër të fshatit që të mund të kryejnë obligimet e tyre. /Alsat.mk