Objektivi i Arsenalit, filloi bisedat me Barcelonën

Juri Tielemans ka nisur të mendojë seriozisht për të ardhmen, pasi “divorci” me Lester Siti duket i pashmangshëm. Tielemans ishte në qendër të vëmendjes edhe gjatë merkatos së janarit, por drejtuesit nuk hoqën dorë nga ai, me shpresën se Juri do të rinovonte, por edhe situata e klubit nuk jep shpresë, me Lesterin që po vuan në kampionat dhe momentalisht qëndron në vendin e 19-të.

Kontrata e belgut skadon në verën e këtij viti, ndërsa bisedimet për rinovimin e kontratës nuk duken në rrugën e duhur dhe pritet që mesfushori të largohet nga “Dhelprat” gjatë merkatos së verës me parametra zero.

Arsenal është skuadra më e interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit, me londinezët të cilët prej muajsh kanë nisur kontaktet me lojtarin. Por, situata ka ndryshuar disi, kjo pasi në garë për shërbimet e belgut janë edhe Njukasëll dhe Barcelona, me katalanasit të cilët po përshpejtojnë në negociata.

Tielemans ka luajtur më parë në Belgjikë edhe Francë, ndërsa së fundmi, burime pranë lojtarit kanë njoftuar dëshirën e mesfushorit për të provuar një eksperiencë të re dhe në këtë situatë, Barcelona favorizohet ndjeshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button