OBSH certifikon vaksinën antiCOVID-19 të Johnson & Johnson

Organizata Botërore e Shëndetësisë dha sot miratimin e saj për vaksinën me dozë të vetme antiCOVID-19 nga gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson, sipas një njoftimi për shtyp nga agjencia e OKB.

“Çdo mjet i ri i sigurt dhe efektiv kundër COVID-19 është një hap më shumë drejt kontrollit të pandemisë”, theksoi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi gjithashtu se nuk kishte arsye për të mos përdorur vaksinën antiCOVID-19 të AstraZeneca-s, pas ndërprerjes së përdorimit të saj si masë parandaluese në disa vende europiane.

“Por, ne duhet të vazhdojmë të përdorim vaksinën e AstraZeneca-s, nuk ka arsye për të mos e përdorur”, deklaroi Margaret Harris, një zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në një konferencë shtypi në Gjenevë.

LEXO EDHE:

Back to top button