OBSH e shqetësuar për variantet e reja: Të përshpejtohet vaksinimi

“Evropa duhet të rritë fushatën e saj të vaksinimit kundër koronavirusit të ri, me mbështetjen e të gjitha kompanive farmaceutike,” i tha AFP Hans Kluge, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.

“Ne duhet të bashkojmë forcat për të përshpejtuar vaksinimin,” tha Kluge, ndërsa fushata e vaksinimit të BE ka qenë në vështirësi që nga fillimi i saj për shkak të mungesës së vaksinave dhe tensioneve midis Brukselit dhe disa kompanive farmaceutike.

“Zakonisht kompanitë konkurruese farmaceutike duhet të bashkojnë forcat për të rritur në mënyrë drastike kapacitetin e tyre të prodhimit, kjo është ajo që na duhet ” ,tha Hans Klugge.
Në BE përqindja e popullsisë që ka marrë dozën e parë të vaksinës është vetëm 2.5%. Sidoqoftë, njoftimet e disa ndërmarrjeve që do të rrisin shpërndarjen e vaksinave ngre shpresat për përshpejtimin e vaksinave. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button