OBSH-ja kërkon t’i jepet fund pabarazisë në furnizimin me vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje udhëheqësve botërore që të angazhohet për të rregulluar qasjen e barabartë në vaksina kundër COVID-19, në mënyrë që të parandalohet një valë e re e të infektuarve para muajit tetor.
“Janë ndoshta 20 njerëz në botë që janë vendimtarë për zgjidhjen e këtij problemi të barazisë”, tha zyrtari i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward, të martën më 8 gusht.
Sipas tij, këta njerëz kryesojnë kompanitë e mëdha që janë përgjegjëse për furnizim, pastaj udhëheqin me vendet që po kontraktojnë shumicën e vaksinave në botë dhe vendet që i prodhojnë ato.