OBSH këmbëngul: Nuk mund të kufizohet lëvizja e lirë e një personi të pa vaksinuar

Gazetar: Vjollca Aliti

Përfaqësues të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë thënë se askujt nuk duhet t’i kufizohet lëvizja e lirë ndër shtetërore vetëm për shkak se nuk është i vaksinuar, shkruan Alsat.

Udhëheqësja e sektorit për imunizim në OBSH, Ketrin O’Brajan dhe drejtori ekzekutiv për çështje urgjence në OBSH Michael Rayan kanë thënë se me rëndësi është që qytetarëve të ju sqarohet rëndësia e vaksinimit përpara se diçka e tillë të bëhet e detyrueshme.

“OBSH nuk e bën vaksinimin e detyrueshëm dhe nuk ka rekomandim prej anës sonë se vaksinimi duhet të jetë i detyruar dhe duhet të jetë parakusht për udhëtim ndërkombëtar, edhe pse gjithmonë duhet të respektohet statusi i vaksinimit të secilit individ. Sistem pa pagesë, i sigurte dhe efikas për vaksinim, është prioritet absolut përpara se të shkohet me vaksinim të detyruar, por patjetër të bazohet edhe në principet themelore”, tha Ketrin O’Brajan, përfaqësuese e OBSH-së.

“Fuqizimin e vaksinimit të detyrueshëm e shohim si mjetin më të fundit, në rast të pandemive të mëdha. Patjetër të sqarohet rëndësia e vaksinimit, të edukohet dhe të flitet me ata të cilët kanë dyshime, me qëllim që të qartësohen dilemat eventuale. Gjithmonë kërkojmë që vaksinat të jenë shumë të qarta, të kufizuara me kohë por dhe njëkohësisht qeveritë të vazhdojnë të tentojnë që qytetarëve t’jua sqarojnë anët e mira të vaksinimit, përpara se të vendosin imunizim të detyruar”, u shpreh Michael Rajan, përfaqësues i OBSH-së.

Komisioni Evropian më 16 dhjetor miratoi rregullativë përmes së cilës doza e tretë behët parakusht për të hyrë brenda territorit të BE-së. Megjithëse kjo vlen për personat të cilët kanë kaluar 9 muaj që nga marrja e dozës së dytë ndërsa parashihet të hyjë në fuqi nga 1 shkurti. Ndërkohë që në fuqi mbetet edhe karantinimi derisa personi nuk është i imunizuar me booster dozën anti Covid. ALSAT dërgoi pyetje deri në KE nëse mendon që këtë rregullativë ta shfuqizojë, pas deklaratës së përfaqësuesve të OBSH-së si dhe cili është komenti i tyre mbi qëndrimin e OBSH-së, por përgjigje nuk morëm./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button