OBSH me alarm global për ilaçet e rreme të Ozempic: Mos i blini në internet!

OBSH me alarm global për ilaçet e rreme të Ozempic: Mos i blini në internet!

Një alarm global për versionet e rreme të Ozempic – i cili është bërë i njohur si një mënyrë për të humbur peshë – është lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Ilaçi po përdoret për humbje peshe pavarësisht se qëllimi i tij kryesor është trajtimi për diabetin e tipit 2.

OBSH tha se ilaçet e rreme mund të paraqesin rrezik për shëndetin.

Organizata i këshilloi njerëzit që të marrin ilaçin vetëm përmes burimeve me reputacion, në vend të faqeve të panjohura në internet ose përmes mediave sociale, shkruan BBC.

Përbërësi aktiv në Ozempic – semaglutide – ndihmon njerëzit me diabet të tipit 2 të kontrollojnë sasinë e sheqerit në gjakun e tyre.

Megjithatë, injeksioni javor gjithashtu i sinjalizon trurit se jemi të ngopur. Pra, ilaçi i ndihmon njerëzit të humbin peshë duke reduktuar dëshirën për të ngrënë, duke krijuar një treg për barna të falsifikuara.

OBSH tha se kishte gjurmuar raportet në rritje të Ozempicit të dyshimtë në të gjithë botën që nga viti 2022.

Grupe të rreme janë sekuestruar nga autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Brazil, shkruan BBC.

LEXO EDHE:

Back to top button