OBSH rekomandon vaksinën AstraZeneca nga 18 vjeç e sipër dhe për variantet e reja të Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar sot përdorimin e vaksinës Oxford / AstraZeneca Covid-19 te njerëzit që nga 18 vjeç e sipër. Udhëzimi i ri bazohet në këshillat e lëshuara nga Grupi Këshillimor Strategjik i Ekspertëve (SAGE) mbi Imunizimin, shkruan CNNa2.

“SAGE rekomandon që këto vaksina të administrohen në dy doza në gjysmë mililitri secila, me një distancë kohore ndërmjet 4 dhe 12 javësh midis dozës së parë dhe të dytë”, tha Dr. Alejandro Cravioto, kryetari i SAGE, gjatë një konferencë për shtyp të mërkurën.

Vaksina Oxford / AstraZeneca administrohet si injeksion intramuskular dhe ka një efikasitet prej 63.09% kundër infeksionit simptomatik të koronavirusit, sipas rekomandimeve të përkohshme të OBSH-së.

Shefi shkencëtar i OBSH-së Dr. Soumya Swaminathan tha të mërkurën se SAGE tashmë kishte bërë rekomandime për vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna dhe se në javët e ardhshme, do të ketë më shumë rekomandime kur do të shqyrtohen provat nga kandidatët e ndryshëm.

Ekspertët e OBSH rekomandojnë gjithashtu vaksinën e AstraZeneca-s edhe për njerëzit mbi 65 vjeç, dhe kundër varianteve të reja të Covid.

LEXO EDHE:

Back to top button