OBSH: Shpenzimet shëndetësore, shqetësim për qytetarët

OBSH: Shpenzimet shëndetësore, shqetësim për qytetarët

Drejtoresha për sistem dhe politika shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë me vërejtje ndaj sistemit shëndetësore në vend. Ajo tha se çdokush duhet të ketë qasje në mbrojtjen shëndetësore pa përjetuar vështirësi financiare. Sipas raportit të fundit të OBSH-së shpenzimet shëndetësore ende janë shqetësuese për qytetarët, sidomos për ata që marrin asistencë sociale. Këto deklarata ajo i bëri gjatë diskutimit për sfidat dhe mundësitë në procesin e zgjerimit të listës së barnave që janë përgjegjësi e Fondit Shëndetësor. Ndërkohë përfaqësuesi i OBSH-së në Maqedoninë e Veriut tha se duhet të krijohet sistem institucional për t’iu dalë në ndihmë nevojave të qytetarëve.

“Njëri nga raportet tona më të fundit për mbrojtje financiare e bërë nga ana e zyrës sonë në Barcelonë, tregon se harxhimet katastrofale shëndetësore ende janë shqetësim I thellë, veçanërisht për familjet e varfra. Në vitin 2018, 18 për qind nga xhepat e qytetarëve kanë qenë për barna, ndërsa këto pagesa përbëjnë 42 për qind nga harxhimet totale shëndetësore që është shumë larg nga përqindja e BE-së prej 22 për qind”, deklaroi Natasha Azzopardi Muscat, Organizata Botërorë të Shëndetësisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button