OBSH: Vaksinimet po ngadalësohen në Evropë

Kreu i OBSH për Evropën, Hans Kluge, paralajmëroi sot për ngadalësimin e ritmit të vaksinimeve kundër COVID-19 në kontinent.

“Në gjashtë javët e fundit, vaksinimet janë ulur me 14 për qind, për shkak të mungesës së qasjes në vaksina në disa vende dhe mungesës së pranimit të vaksinimit në të tjerat”, theksoi Kluge, gjatë një konference për shtyp.

Ai bëri thirrje për të rritur kapacitetin prodhues dhe për të ndarë dozat në dispozicion, duke lënë mënjanë çdo tundim nacionalist.

OBSH e konsideron “të besueshëm” një parashikim sipas të cilit nga sot deri më 1 dhjetor në Evropë mund të ketë edhe 236 000 vdekje të tjera për shkak të pandemisë së COVID-19, sipas drejtorit rajonal të agjencisë së OKB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button