OBSH: Varianti britanik i koronavirusit është zbuluar në 60 vende

Varianti britanik i koronavirusit të ri Covid-19 vazhdon të përhapet në të gjithë botën dhe ishte i pranishëm javën e kaluar në 60 vende dhe territore, 10 më shumë se më 12 janar, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.  Me numrin e vdekjeve globale që tashmë ka kaluar dy milionë dhe variante të reja të virusit që shkaktojnë shqetësime të thella, vendet në të gjithë botën po merren me mënyrën e ngadalësimit të infeksioneve derisa vaksinat të bëhen të disponueshme. Varianti i Afrikës së Jugut, i cili, ashtu si ai anglez, është shumë më ngjitës sesa virusi origjinal SARS-CoV-2, përhapet më ngadalë dhe është i pranishëm në 23 vende dhe territore, 3 më shumë se më 12 janar, specifikoi OBSH në raportin epidemiologjik javor.

Sipas raportit të OBSH-së numri i vdekjeve të reja u rrit në një rekord të lartë prej 93,000 gjatë shtatë ditëve të mëparshme, me 4.7 milionë raste të reja të raportuara për të njëjtën periudhë. Nisja e fushatave të vaksinimit masiv në SHBA dhe Evropë kishte sjellë shpresën se fundi i pandemisë ishte në horizont; Bashkimi Evropian tha të martën se po synonte të vaksinonte 70 për qind të popullsisë së saj të rritur para fundit të gushtit.

Shtetet e Bashkuara mbeten shtëpia e shpërthimit më të keq në botë sa i përket numrit të përgjithshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button